GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vrasja e gazetares gjatë përplasjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, palët fajësojnë njëra-tjetrën

15/05/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vrasja e gazetares gjatë përplasjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, palët fajësojnë njëra-tjetrën
Share on FacebookShare on Twitter

Shirin Abu Akle u qëllua për vdekje në moshën 51 vjeçare. Reporterja me përvojë e televizionit Al-Xhazira u vra të mërkurën (11.05) në mëngjes në Dxhenin në Jordanin Perëndimor, një qytet që konsiderohet, si bastion i palestinezëve militantë.

Abu Akle donte të raportonte atje për një operacion të ushtrisë izraelite. Ajo mbante veshur një jelek antiplumb dhe helmetë, përmes të cilave identifikohej qartë si njeri i shtypit. Që vdekja e saj është një tragjedi për këtë pajtohen si qeveria izraelite ashtu edhe autoriteti autonom palestinez.

Por pas kësaj merr fund pajtimi. Në ditët e kaluara ka pasur akuza të forta si nga pala palestineze ashtu edhe nga qendra e Al-Xhaziras në Katar për qeverinë izraelite. Në ceremoninë përkujtimore në Ramallah, presidenti palestinez, Abas tha të enjten (12.05) se “ne i bëjmë plotësisht përgjegjëse autoritetet izraelite pushtuese për vrasjen dhe nuk do të jetë e mundur tek ky krim që të fshihet e vërteta”.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett i kishte hedhur poshtë akuza të tilla që një ditë më parë. “Bazuar në informacionet e para, që ne kemi, ka shumë gjasa, që gazetarja të jetë qëlluar nga palestinezë të armatosur. Për të gjetur të vërtetën duhet të ketë një hetim të plotë”.

Jo hetim i përbashkët

Autoriteti autonom palestinez refuzon çdo lloj hetimi të përbashkët me autoritetet izraelite për shkak të “mungesës së besimit”, dhe do të drejtohet në vend të kësaj tek Gjykata Ndërkombëtare, thuhet. Ai nuk do të dorëzojë tek Izraeli as plumbat, me të cilat është qëlluar Abu Akle.

Sipas njoftimeve të gazetës izraelite, Haaretz, Abu Akle me sa duket është qëlluar me një plumb të kalibrit 5,56 milimetër nga një armë M16. Gazeta shkruan, se armë të tilla përdoren si nga ushtria izraelite ashtu edhe nga luftëtarët palestinezë.

Abu Akle ishte e shoqëruar nga disa gazetarë, edhe nga një reporter palestinez, Ali Al-Samoudi, i cili u plagos. Ai ngre akuza të rënda kundër ushtrisë izraelite, dhe thotë, se nuk ka pasur luftëtarë palestinezë në afërsi, kur u qëllua ndaj gazetarëve.

ër televizionin Al-Xhazira, Al Samoudi tha, se “ne donim të filmonim një operacion të ushtrisë izraelite dhe papritur ndaj nesh ne u qëllua,  pa na u thënë në fillim, që të largohemi nga zona apo të ndërpresim filmimet.”

Versione kundërthënëse

Ushtria izraelite nuk e pranon këtë version. Operacioni në Dxhenin ka qenë një operacion anti-terror, ushtarët ishin ndodhur nën një breshëri të fortë të palestinezëve të armatosur, thuhet në një deklaratë në twitter. E më tej: “Ushtria izraelite nuk qëllon asnjëherë me qëllim ndaj personave që nuk janë pjesëmarrës në luftime. Ne vlerësojmë lirinë e shtypit dhe të drejtën e pacënueshmërisë.” Të mërkurën Ministria e Jashtme izraelite publikoi një sekuencë me video, që të le të kuptosh, se palestinezët kishin dhënë goditjen vdekjeprurëse. Në twitter kjo ministri shkroi. “Sot në mëngjes në Dxhenin mund të dëgjoje terroristët të thonin: ‘e zuri njërin, e zuri një ushtar, ai ka rënë poshtë.” Por asnjë ushtar i ushtrisë izraelite nuk ishte plagosur. Palestinezët që qëlluan pa dallim kanë goditur me gjasë gazetaren e Al-Xhaziras, Abu Akle.” Disa ambasada, përfshirë atë të SHBA dhe Gjermanisë e përkthyen këtë tweet dhe e publikuan.

B’Tselem, një organizatë joqeveritare izrealite, kritike ndaj qeverisë e ka analizuar këtë video, dhe thotë se ka dalluar që videoja e publikuar nga Ministria e Jashtme izraelite tregon një skenë, që ndodhet larg vendit, ku është qëlluar Abu Akle.

Dror Sadot nga B’Tselem thotë për Deutsche Wellen, se organizata ka të dhënat GPS të sakta të burrit të armatosur dhe të vendit. “Ne kemi material videoje në të dy vendet dhe mund të tregojmë, se nuk bëhet fjalë për një të njëjtin rast.” Kjo sigurisht nuk e zbardh përfundimisht, se kush e qëlloi Abu Akle, shkruan DW.

Ushtria izraelite publikoi të premten (13.05) një deklaratë, ku thekson, se deri tani nuk është e mundur zbardhja përfundimtare. Ka dy mundësi thuhet aty: Ose palestinezë të armatosur kanë qëlluar pa dashur ndaj saj, kur donin të qëllonin ushtarë izraelitë. Ose ushtria izraelite e ka goditur pa dashur atë, kur ka qëlluar ndaj një të armatosuri në afërsi./GazetaSinjali

Tags: Shirin Abu Akle
ShareTweetShare
Previous Post

“Festë kanabisi e kokaine” në Shkodër, policia arreston shpërndarësin, nën hetim dy blerësit

Next Post

Albërie Hadërgjonaj ia kujton Ronën -Ronela Hajatit: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen

Next Post
Albërie Hadërgjonaj ia kujton Ronën -Ronela Hajatit: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen

Albërie Hadërgjonaj ia kujton Ronën -Ronela Hajatit: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.