Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka reaguar pas vrasjes së tmerrshme të dy diplomatëve izraelitë në Uashington.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të çiftit dhe gjithë popullit izraelit.
“Jam e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar nga vrasja e tmerrshme e dy diplomatëve izraelitë në Uashington. Ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Izraelit dhe për familjet e dy diplomatëve izraelitë”, ka shkruar Demiri në “X”, njofton Klankosova.tv.
Për këtë rast ka shkruar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë, e cila poashtu ka ngushëlluar familjarët e diplomatëve izraelitë.