Ka votuar kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi.
Kelmendi i ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesin e tyre.
“E shfrytëzova të drejtën time qytetare, ftoj të gjithë banorët të votojnë për kandidatin që mendojnë që është më i miri”, ka thënë Kelmendi për gazetarët.