Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në seancën e sotme me pankartat “Voto për Trustin”.
Ato janë vendosur edhe në pjesën ku ulet kryeministri dhe ministrat e vendit.
Në kuadër të kësaj seance parashihet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Rendi i ditës
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.Pyetjet parlamentare,
3.Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9.Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10.Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.