Nga gjithsej 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji, Lëvizja Vetëvendosjes del t’i ketë marrë 351 vota – shumicën dërrmuese të tyre.
Në këtë konsullatë, PDK-ja ka marrë 15 vota ndërsa LDK-ja 12, siç raporton “Nacionalja”.
Rezultate të ngjashme po del të jenë edhe në konsullatat tjera.
Në një fotografi të siguruar nga “Tëvë1”, del se në Bernë të Zvicrës, nga 384 vota të hedhura, Vetëvendosje fitoi 301, ndërsa LDK-ja 36 vota e PDK-ja 12 vota.
Në konsullatën e Kosovës në Kanada, shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.
Siç raportoi RTK, VV-ja mori 216 vota nga 255 vota sa ishin mbledhur nga kjo konsullatë.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 13, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4 vota.