Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.
Por në disa prej tyre ka pasur edhe vonesa, ashtu siç ka ndodhur edhe në një qendër votimi në Gjakovë.
Kjo ka ndodhur në shkollën “Yll Morina”, ku sipas T7 shkaku i vonesës ka qenë materiali dhe kamerat.