GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vonesa e krijimit të institucioneve, analistët: VV-ja e zvarritë procesin derisa të “blejë” deputetë nga opozita

21/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Vonesa e krijimit të institucioneve, analistët: VV-ja e zvarritë procesin derisa të “blejë” deputetë nga opozita
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, procesi ka hasur në vonesa të papritura dhe ka lënë shumë pikëpyetje për transparencën dhe legjitimitetin e rezultatit. Megjithëse zgjedhjet janë zhvilluar sipas planit, shumë votues dhe parti politike janë shprehur të shqetësuar për vonesat në numërimin e votave, problemet teknike që ndodhen gjatë procesit dhe mospërputhjen e disa të dhënave.

Këto sfida kanë shtuar tensionet politike dhe kanë krijuar një atmosferë të pasigurt në lidhje me rezultatet përfundimtare.

Një nga shqetësimet më të mëdha ka qenë vështirësia në verifikimin e disa kutive të votimit, si dhe në trajtimin e votave të kontestuara. Vonesat në shpalljen e rezultateve kanë shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga partitë politike të cilat kërkojnë transparencë të plotë dhe një hetim të plotë të çdo problemi të mundshëm. Për më tepër, disa kandidatë për deputetë kanë shprehur pasiguri për saktësinë e procesit dhe kanë ngritur pyetje mbi mundësinë e manipulimeve të mundshme të votave.

Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe zvarritje së këtij procesi.

Sipas Baraliut, kandidatët kanë të drejtë për të bërë ankesa rreth rezultatit zgjedhor.

‘’Subjektet politike dhe disa kandidatë të subjekteve politike, në bazë të bindjes së tyre, në bazë të rezultateve që kanë marr qoftë në Kosovë apo diasporë dhe diçka sipas tyre nuk ka shkuar më së miri dhe kanë të drejtë të verifikojnë dhe të luftojnë për çdo votë të tyre’’, thotë ai.

Baraliu, deklaron se lufta që po bëhet për çdo votë është krejt legjitime dhe normale e korrekte dhe po zhvillohet brenda afateve ligjore.

‘’Lufta që po bëhet për çdo votë është krejt legjitime dhe normale, korrekte dhe e drejt dhe po zhvillohet brenda afateve ligjore, të cilat i lejon ligji dhe Kushtetuta. Nuk kemi zvarritje të qëllimshme, jashtë Kushtetueses ose frymës kushtetuese, apo ligjit, por brenda afateve’’ thotë ai.

Sipas tij, edhe me ligj parashihet një gjë e tillë e ankimimit dhe kjo po ndodhë.

‘’Parashihet me ligj që pas publikimit të rezultateve, palët mund të kenë ankimet e tyre dhe kjo po ndodhë, a ka apo nuk ka qëllime për zvarritje sepse kjo është çështje që mund ta paragjykojmë dhe ta vërtetojmë’’ shprehet Baraliu

Ish-kreu i KQZ-së, potencon se qytetari i ka lënë në pozicion të pa lakmueshëm partitë politike.

‘’A ka ndonjë entuziazëm qoftë nga opozita apo pozita për të themeluar dhe formuar Qeverinë, në këto rrethana dhe në këtë pozicion që qytetari i vendosi, një gjë e tillë edhe mund të konkludohet se ashtu është ashtu, por jo në mënyrë kategorike’’ thotë ai.

Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka folur rreth procesit të stërzgjatur të zgjedhjeve.

‘’Qytetarët më 9 shkurt e kanë dhënë testin e demokracisë, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar’’ tha ai.

Behramaj thotë se Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur institucionet shtetërorë për të krijuar vonesa të pajustifikueshme.

‘’Që nga 10 shkurti, kryeministri në ikje, Albin Kurti i amnistuar nga Presidentja në ikje, Vjosa Osmani, kanë përdorur institucionet shtetërorë për të krijuar vonesa të pajustifikueshme. Vonesat janë të qëllimshme dhe politike! Këto vonesa i konvenojnë vetëm Kurtit, ngase Qeveria e tij është e lirë, pa mekanizmin mbikëqyrës që është Kuvendi i Kosovës’’ deklaroi Behrami.

Sipas tij është e pa-tolerueshme heshtja e Presidentes Osmani në këtë rast.

‘’Është e pa-tolerueshme heshtja e Presidentes, e cila është përgjegjëse për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, konstituimin e Kuvendit ‘’, shprehet ai.

Behrami potencon se Kosova ka shumë nevojë për formimin e Qeverisë.

‘’Kosova si kurrë më parë ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, konstituimin e Kuvendit. Dhe për mua ballafaqimi me padrejtësitë të Gjykatës Speciale duhet të jetë prioriteti mbi të gjitha prioritetet‘’ përfundoi Behrami për FrontOnline

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka folur pas rezultatit zgjedhor dhe po ashtu rreth këtij procesi politik.

Ai thotë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të gjejë modalitete duke u ankuar sipas tij herë aty e herë këtu.

‘’Tash VV po mundohet të gjejë modalitete, ankohu aty, ankohu këtu’’, thotë ai.

Deputeti Brahimaj, thotë se këtë kohë që po e ‘’blen’’ VV po provon për të ‘’blerë’’ deputet.

‘’Sigurisht që do me blerë kohë dhe me e gjete kohë për me blerë ndonjë deputet, me bërë ndonjë kontrabandim’’ thotë.

Por megjithatë, Brahimaj beson se nuk ka deputetë që do të ‘’shtiën’’

‘’Nëse mundet sepse nuk besoj se ka me pasur të tillë’’ tha ai.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi,thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më së shumti partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

‘’Të gjithë po iu konvenon zvarritja e procesit zgjedhor, por më së shumti partisë në pushtet’’, thotë ai.

Sipas Maliqit, VV nuk ka gjetur ndonjë mënyrë demokratike për të diskutuar me të tjerët.

‘’Ashtu është rezultati sepse nuk ka fitues të qartë. Vërtetë mundësitë janë të mëdha, por partitë opozitare s’janë gati të bashkëpunojnë VV-në dhe VV nuk e ka gjetur asnjë fushatë a mënyre demokratike’’ thotë ai.

Analisti Maliqi, potencon se tash VV potash shikon të gjejë dhe ta ‘’kapë’’ ndonjë deputet të opozitës.

‘’Tash shikon me gjete ndonjë mënyre tjetër për të kapur ndonjë deputet të partive tjera, kështu ka bërë edhe më parë, por tani e ka më vështirë’’, tha ai.

Tags: KosovëQeveriavonesatvv
ShareTweetShare
Previous Post

Hamiti i LDK’së: Qeveria dhe Presidenca kanë bërë politikë të jashtme të çakorduar

Next Post

Presidenti amerikan nënshkruan urdhrin për shpërbërjen e departamentit të arsimit të ShBA-së

Next Post
Presidenti amerikan nënshkruan urdhrin për shpërbërjen e departamentit të arsimit të ShBA-së

Presidenti amerikan nënshkruan urdhrin për shpërbërjen e departamentit të arsimit të ShBA-së

Lajmet e fundit

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.