Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar shkencëtarët amerikanë të kërcënuar nga politikat e Donald Trump që të zhvendosen në Bashkimin Evropian.
Ajo u premtoi atyre stimuj më të mëdhenj financiarë, kontrata më të gjata e më pak burokraci.
“Më shumë se kurrë, ne duhet të mbrojmë shkencën. Një shkencë që është universale—e ndarë nga i gjithë njerëzimi—dhe që na bashkon”, tha der Leyen një fjalim në Universitetin La Sorbonne në Paris të hënën, transmeton Klankosova.tv
“Ne të gjithë pajtohemi që shkenca nuk njeh pasaportë, gjini, etni dhe parti politike”.
“Ne besojmë se diversiteti është një pasuri e njerëzimit dhe burimi jetësor i shkencës. Është një nga pasuritë më të vlefshme globale dhe duhet të mbrohet”, shtoi ajo.
Von der Leyen nuk e përmendi Trumpin me emër, dhe zëdhënësi i saj më vonë tha se fjalimi nuk kishte të bënte me “mënyrën se si menaxhohet shkenca në vendet e tjera”.