Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër do të vijë në Kosovë. Gjatë qëndrimit, ajo pritet të takohet me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, ministret Nagavci e Rizvanolli.
“Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, me kryeministrin e Kosovës dhe ministrat e Ekonomi dhe Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Artane Rizvanoli dhe Arbërie Nagavci.”
Agjenda e Ursula von der Leyen për nesër:
09:00- arrin në zyrën e presidentes Osmani.
09:20- fillon takimi mes von der Leyen dhe Osmanit dhe delegacioneve të tyre.
10:05- nis konferenca e Osmanit dhe von der Leyen.
10:30- arrin në zyrën e kryeministrin Kurti.
10:55- nis takimi mes Kurtit dhe von der Leyen.