Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.Ajo ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes. Komentet i ka bërë përmes ‘Twitter’-it.
“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksor se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Gjykata Supreme ka vendosur që ta rikthejë në kandidim nga subjekti VV Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, teksa nuk ia ka mundësuar kandidimin bartësit të listës, Albin Kurtit.
Ndërkaq, institucioni paraprak për dërgimin e ankesave nga subjektet politike, PZAP, nuk ka marrë për bazë ankesat e asnjërës nga subjektet politike, listat e të cilave kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.