Eurodeputetja Viola von Cramon, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pasi ky i fundit një veprim të eurodeputes sot me policët e Kosovës në veri, e ka cilësuar ‘mentalitet imperialist dhe i turpshëm’, shkruan Gazeta Metro.
Von Cramon, në postimin e saj të bërë në Twitter, i është drejtuar Bashës duke thënë se, ky i fundit bën mirë të lexojë se çfarë thotë pjesa tjetër e botës rreth zhvillimeve në veri, para se deputeti i VV’së të sulmojë dikë.
Von Cramon për këtë, ka bashkangjitur deklaratën e shteteve të QUINT’it rreth situatës në veri, ku i kërkohet qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti që të mos marrë veprime të njëanshme pasi ato do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me këto vende si dhe me BE’në.
“Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni. Deklaratë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë”, ka thënë von Cramon në Twitter.
KOMUNIKATËN E QUINT MUND TA GJENI KËTU:
Përndryshe, deputeti i VV’së ka thënë edhe se, sipas tij, sjelljet si të eurodeputetes von Cramon, s’kanë vend, siç ka deklaruar ai ‘në republikën e Albin Kurtit’.
“Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane. Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave”, ka shkruar Basha në Facebook.
“Lajmet që tregojnë Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke fyer policët tanë dhe duke vënë në dyshim detyrat e tyre! As komandanti i tyre nuk u flet kështu! Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm për të dëshmuar. Imagjinoni një deputet të BE-së duke ecur nëpër Gjermani duke pyetur policinë Gjermani”, ka thënë Basha në Twitter.