Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje analistes Zana Avdiu, e cila u kërcënua pasi e kritikoi një gjest të futbollistit të Zvicrës, Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë të premtën.
Çitaku tha se vlerësimin për Xhakën e dha FIFA
Linçimet, kërcënimet, fyerjet, histeria, nuk kanë me na çu askund. Qetësonu pak. Në rregull është mos me u pajtu të gjithë për gjithçka. Në fakt, shyqyr që mendojmë ndryshe. Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kërkuar që të mos linçohet e kërcënohet Zana Avdiu.