GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Vlen sa krejt bota” / Cilin informacion akuzohet se ia shiti Serbisë “spiuni” Qerimi? (VIDEO)

20/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Vlen sa krejt bota” / Cilin informacion akuzohet se ia shiti Serbisë “spiuni” Qerimi? (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Hiç më pak se 55 faqe përmban aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës me të cilën po i akuzon për spiunazh Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin.

Sipas Prokurorisë, Muharrem Qerimi, i cili punoi në Policinë e Kosovës deri në vitin 2009, ka përdorur metodën e njëjtë si Bedri Shabani për të mbledhur informacione të rëndësishme dhe të ndjeshme për sigurinë e shtetit të Kosovës, të cilat në të njëjtën mënyrë si ai, ia ka transmetuar BIA-s serbe, raporton Kiks Kosova.

Qerimi njëlloj si Shabani akuzohet se këto materiale dhe informacione ia ka përcjellë Shërbimit të Inteligjencës Serbe, përmes Sërgjan Rosiqit, zyrtar i lartë i BIA-s, duke kryer veprën penale të “spiunazhit”.

Ish-polici i Kosovës, në seancën e të hënës së 17 marsit, nuk e pranoi fajësinë për spiunazh. Vepra e vetme penale të cilën e pohoi se e kreu, ishte ajo e armëmbajtjes pa leje.

Në aktakuzën e siguruar nga Kiks Kosova, Prokuroria konfirmon se ka në dorë prova të cilat dëshmojnë se bashkëpunimin me BIA-n serbe, me qëllim spiunazhin, 58-vjeçari nga Ferizaj e nisi të paktën nga 24 maji i 2012-ës.

Sipas Speciales, pasditen e fundmajit, Qerimi e kishte kaluar kufirin me Serbinë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë dhe me të dalë në zonën neutrale, kishte zbritur nga vetura e tij dhe kishte hipur në një veturë me targa të Beogradit, e cila Prokuroria pohon se i përkiste shërbimit inteligjent të BIA-së.

Muharrem Qerimi akuzohet se veprimtarinë e tij të spiunazhit e kishte kryer edhe përmes disa letrave të cilat ia kishte adresuar dikujt me nofkën “Papa Oskar” dhe në të cilat kishte shkruar për korrupsionin dhe largimin e “Cezarit” nga froni.

Nga provat që siguroi Prokuroria dhe ekzaminimit të telefonit të Qerimit, vërtetoi se vetëm gjatë periudhës 14 prill 2023 deri më 5 prill 2024, ish-polici kishte komunikuar rreth 100 herë me një person të quajtur Sllavisha Stankoviq, me të cilin e kishte kaluar edhe kufirin me Serbinë.

Specialja faktoi se Qerimi ka mbledhur informacione dhe të dhëna për luftën e UÇK-së, eprorët e saj, eprorët e Policisë së Kosovës, ata të Inspektoratit Policor, për krimet në Kosovë dhe emrat e të të burgosurve, informacione të cilat ia ka transmetuar BIA-së, përmes Sërgjan Rosiqit. /Klankosova.tv

Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:

Tags: BIAMuharrem Qerimiserbiaspiunazh
ShareTweetShare
Previous Post

Aksidentohet rëndë një katërvjeçar në Burrel

Next Post

Autogol: VV ‘cep më cep’ ankesat për LDK-në, policia mbledh prova për dyshimet se VV bëri dallavere në zgjedhje

Lajmet e fundit

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.