Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka pritur në takim antarët e Këshillit Konsulativ për Komunitet dhe një grup fëmijësh nga komunitetet e ndryshme në Kosovë.
Osmani u shpreh se Kosova ju përket të gjithë qyteatarëve të saj.
“Në fundvit, kisha kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.
Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve.
Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë! ????????”, shkroi ndër të tjera Presidentja Osmani.