Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës.
Ajo ka thënë se regjimi serb 24 vite më parë, nuk kurseu as fëmijët.
“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, është shprehur Osmani.
“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!