Në këtë ditë ku të gjithë shqiptarët anë e kënd botës janë duke e festuar 112-të vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, edhe liderët shtetëror të Kosovës kanë uruar shqiptarët.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur se 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
Derisa në anën tjetër Albin Kurti, nga Vlora ku edhe ndodhet për ditën e flamurit, ka premtuar projektin e ri të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.