Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ndaluar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe familjes së tij hyrjen në ShBA.
Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Blinken thuhet se arsyet për këtë ndalim janë se Berisha gjatë detyrës së tij si kryeministër i Shqipërisë ishte përfshirë në veprime korruptive si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike “duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Lidhur me këtë vendim dhe këto pretendime ka reaguar Berisha, e ka konsideruar këtë vendim si të pabazë dhe e ka ftuar administratën Biden që të publikojë çdo fakt ose dokument që i argumenton pretendimet e tyre.
Ai ka thënë se për 30 vjet sa ka qenë aktiv në politikë, nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë nga asnjë person, institucion vendor a i huaj për abuzim të fondeve publike dhe as korrupsion.
“Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuza nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër“, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.
Sidoqoftë, Berisha ka thënë se një vendim i tillë nuk mund të lëkundë kurrë admirimin të cilin thotë se ai e ka për vendin, kombin amerikan dhe miqtë e tij në ShBA.
Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!
Zoti Sekretar!
Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.
Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon….See more