Në mbrëmjen e 26 nëntorit vendi u trondit nga vrasja e tre personave në Gllogjan të Deçanit. Autobusi që po qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan u sulmua me kallashnikov me ç’rast u vra shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Prokurorja e çështjes tha se në drejtim të autobusit u zbarz pothuajse një karikator. Pas 15 ditësh, organet e rendit kanë prangosur tre persona të dyshuar për këtë rast dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Të arrestuarit do të paraqiten sot para gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.
“Sot në ora 16:00 është caktuar seanca dëgjimore për caktim të paraburgimit”, tha Zhuti.
Lidhur me rastin në media po qarkullon një reagim, siç raportohet, i familjarit të të arrestuarve. Reagimi është publikuar në portalin Paparaci.com.
Në këtë reagim, ky person e mohon se babai dhe vëllëzërit e tij kanë gisht në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve në mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Ne emer te familjes tem,ju drejtohem te gjithve se Babai im dhe dy vellezrit emi jan te pa fajshem,,Familja jon nuk ka asni lidhje me vrasjen ne gllogjan,,Babai ka dhjetra bashkfshatar deshmitar qe ka qen me ta kur ka ndodh tragjedia,,vellau i vogel malsori qe thuhet esht i dyshuar,,jan 100 deshmi qe vertetojn prezencen e ti ne vend punim ne gjakov,,jan kamerat e vendpunimit qe deshmojn pafajsim eti,,Vellau i madh posedon dokumentacion fakte reale qe ka qen i operuar ,,kemi qen te dyt se bashku ne shtepi me nanen ,,,pafajsia e tyre -ejona si familje do te vertetohet
Turp per gjith ata qe ju gezuan kti arrestimi te njerzve te pafajshem. Baba sje dorzu nluft mos u d.orzo npaqe krenar me djemt tu tpaster si yje. Vellezerit emi te dashtun mos e ulni koken per asni sen. Se njerzit e flliqt po dojn me na flliq … por skan me ja dal. Jem Krenar me ju ..
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”.
Pas një viti e gjysmë, mbrëmë është rikthyer në media rasti i vetëvrasjes së studentes që vijonte mësimin në drejtimin e juridikut në Univerisitetin e Pejës. Informacione jozyrtare qarkullojnë në media se tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan që ndodhi më 26 nëntor të këtij viti janë familjarë të 20-vjeçarjes Heroina Mehmetaj … Continue reading