Një ankues ka raportuar dje në polici se dy persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e vëllaut të tij nga ku kanë arritur të marrin një arkë.
Sipas ankuesit, njëri nga grabitësit i kishte drejtuar atij revolën, duke tërhequr këmbëzën dy herë, por që arma nuk kishte shkrepur.
Sipas raportit të policisë, njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe arrestuar.
Nga ai është konfiskuar një pistoletë lodër, me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjen.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.