Trendi agresiv i votave për Vetëvendosjes prej atyre në ambasada e konsulata dhe ambasada ka rënë ndjeshëm në votat me postë – ndërsa për gazetarin Lirim Mehmetaj kjo shënjon veçse “vjedhje brutale” të votave nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa në konsulata e ambasada përqindja shkonte në mbi 80% tashmë ato postë kanë rënë thuajse në trend të votimeve vendore – për çka Mehmetaj, vlerëson se “shpjegim tjetër përpos hajnisë nuk ka”.
Shkrimi i plotë:
Siç ia vjedhin Diasporës parat e dërguara në Kosovë, po ia vjedhin edhe votat – Rreth 30% dallimi për Vetëvendosjen në votat me postë dhe ato në ambasada
Derisa të tjerët Ambasadat i përdorin për punë shteti, nën udhëheqjen e Vetëvendosjes ambasadat shfrytëzohen si çerdhe hajnie dhe manipulim i vullnetit të diasporës.
Siç mund të shiheni nga numrat më poshtë, gjithçka është e qartë: Vetëvendosja ka vjedhur brutalisht votat që janë dhënë në ambasada.
Ja, siç shihet në këtë tabelë, derisa në 15 mijë votat e ambasadave VV ka mbi 80%, në mbi 20 mijë vota të dërguara me postë nga diaspora VV ka 52%.
Pra, si është e mundur që e njëjta diasporë të prodhojë dy rezultate totalisht të ndryshme.
S’ka asnjë shpjegim tjetër, përveç hajnisë.
Madje, edhe në exit poll-in që kishte bërë UBO ditën e zgjedhjeve të personave që kishin ardhur nga diaspora për të votuar fizikisht në Kosovë, dilte se rreth 50% votojnë për VV.
Prapë, larg 80%.
Po ky nuk është vetëm faj i hajdutllëkut të paskrupullt të VV-së. Ky është kryekëput edhe faj i partive opozitare.
Kanë qenë të paralajmëruara se diçka e tillë mund të ndodhë dhe prapë nuk kanë marrë fare mundin të angazhohen në mbrojtje të votës.