Çifti më i komentuar i momentit, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Vivien duket se po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, pas eliminimit të kësaj të fundit nga gara.
Rep artisti Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, ka publikuar edhe fotografi nga studioja e spektaklit Prime, ndërsa nuk kanë munguar as imazhet më private.
Ylli i hitit “Pare” ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi pranë Vivien, derisa ka mbishkruar edhe me një ‘emoji’ të syrit të kaltër. Të njëjtën foto e ka ripostuar edhe ajo.
Siç duket edhe pse Vivien e ka familjen në Shqipëri, ajo ka preferuar të qëndrojë akoma pranë Getinjos në Kosovë.
Ndër arsyet mund të jetë edhe fakti se ajo do të shfaqet nesër si mysafire në emisionin “Big Talk” të prezantueses, Elita Rudi.