Gjatë vitit 2022 në Kosovë u shkurorëzuan më shumë se 2 mijë e 80 çifte.
Kështu është bërë e ditur nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin e kaluar.
Prizreni është komuna me numrin më të madh të ndarjeve, ku 209 çifte bashkëshortore zyrtarisht e ndryshuan statusin e tyre martesor.
Për dallim nga prizrenasit, në qytetin e Ranillugut e Zubin Potokut numri i shkurorëzimeve është zero, sipas këtyre te dhënave.
658 çifte të cilët vendosën të shkurorëzohen kishin kaluar 5-9 vite bashkë jete martesore.
Ndërsa 135 çifte që kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë e kaluan bashkë 25 vite vendosën të shkurorëzohen pas më shumë se dy dekada.
Ne kete raport rezultojnë edhe 35 çifte qe nuk festuan as përvjetorin e parë të martesës.
Sipas këtij raporti të ASK-së, grup moshat të cilat më së shumti u përballen me këtë dukuri janë 30-34. Vetëm gjatë vitit 2022, 431 çifte të kësaj moshe janë shkurorëzuar.
Ndërsa grup mosha nen 19 vjeç ka vetëm 9 raste.
Në vazhdimësi, sociologet theksojnë se janë shumë faktor social e ekonomik të cilët bëjnë që një vendim i tillë të merret nga bashkëshortët