Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ai kishte shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 70 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.