Lëvizja Vetëvendosje si një parti e krahut të majtë shumë herë ishte parë edhe si parti nacionaliste. Në fillimet e saj LVV ishe kritikuese për simbolet shtetërore, flamurin dhe himnin e shtetit të Kosovës.
Nesër bëhen 15 vjet nga data historike e shpalljes se pavarësisë.
17 shkurt 2008 nuk ishte një datë e triumfit edhe për LVV-në e asaj kohe.
Kjo parti një ditë para shpalljes kishte thënë se nuk është kjo pavarësi duke e quajtur ditë të zakonshme.
LVV vazhdimisht ishte kritikuese për procesin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, shkruan insajderi.
Lideri VV-së në atë kohë ishte kundër flamurit të Kosovës, që siç e quante ai, “lara-lara”. Por, sot ulur në zyrën e kryeministrit, e quan të veçantë ditën e 17 shkurtit ndërsa para flamurit përkulet.