Për një kohë të gjatë punoi në shkollën e fshatit Hajnoc të Kamenicës. Por si një punëtor teknik që ishte këtu, Dalibor Felipoviqit iu ndërrua pozita e profesioni së fundmi.
Ai zyrtarisht është emëruar nënkryetar për komunitete në Komunën e Kamenicës.
Megjithatë ky emërim nuk është i zakonshëm. Krejt kjo për shkak të një deklarate problematike në të kaluarën.
Filipoviq vite më parë, duke përkrahur ish-ministrin Jabllanoviq kishte ofenduar nënat gjakovare.
Kësisoj nga opozita në Kuvendin Komunal të Kamenicës po kundërshtojnë emërimin e tij.
E një nga shtatë asamblistët që votuan kundër tij thotë se ky emërim është fryt i një marrëveshje.
Edhe nga PDK i thanë televizionit se do ta kërkojnë shkarkimin e tij nga kjo pozitë udhëheqëse e Komunës.
E nga kjo e fundit, thonë se ndaj Delibor Filipoviq kanë filluar hetimet. Partitë opozitare janë shprehur njëzëri se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e tij.
T7 ka tentuar gjatë ditës së premte të bie në kontakt me Filipoviq, por as pas disa tentimesh nuk qe e mundur.