Visar Bekaj shpallet portieri më i mirë në Superioren e Shqipërisë, raporton Zeri.info.
Bekaj ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë te klubi i KF Tirana derisa ka bërë edhe paraqitje mahnitëse.
24-vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit të organizuar nga Fedrata Shqiptare e Futbollit dhe RTSH.
Bekaj vitin e kaluar u transferua nga FC Prishtina te Tirana. Ai është edhe reprezentues i Kosovës.
Ndryshe, “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të vitit 2021 e fitoi Dejvi Bregut, sulmuesi që doli kampion me Teutën dhe u shpall golashënuesi më i mirë me 16 gola.Formacioni i vitit: Visar Bekaj, Erdenis Gurishta, Egzon Belica, Mevlan Adili, Marsel Ismajlgeci, Julian Shehu, Albano Aleksi, Regi Lushkja, Jasir Asani, Dejvi Bregu, Agim Ibraimi. Trajner: Thomas Brdaric. /Zeri.info