Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan sot në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.
Rezultatet paraprake nxjerrin përpara Presidentin Erdogan:
Referuar rezultateve aktuale të përditësuara nga CNNTURK rezulton se, Recep Tayyip Erdoğan deri më tani ka marrë 53.62 për qind të votave, ose 8.049.539 vota.
Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 40.42 për qind të votave, ose 6.068.286 vota. Më pas vjen Sinan Oğan me 5.4 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.56 për qind të votave.