Në Rahovec, sot është bërë vënia e gurthemelit për realizimin e sheshit qendror në Rahovec.
Në ceremoninë e vënies së këtij gurthemeli ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari, Drejtor të drejtorive, asambleistët, ekzekutivi dhe qytetarët.
Sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë:
Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme.
Treg ditor modern të mbyllur.
Parking nëntokësor me sipërfaqe 4850 m2, që do t’i japë zgjidhje problemit të parkingjeve.
Parking mbitokësor.
Shteg të gjelbër.
Shteg për biçiklistë.
Shteg për këmbësorë.
Hapësira të gjelbra.
Lokale afariste.
Të gjitha këto ndërlidhen me njëra-tjetrën, me qëllim që qasja e qytetarëve në të gjitha pjesët e sheshit të jetë më e lehtë.
Ky projekt është investim komunal, me vlerë prej 3,817,347.79 €, me plan dinamik dhe afati kohor (2025) i realizimit të plotë të kësaj vepre të madhe publike.