Gëzim Pervizajt nga Ferizaj iu vodh para banesës së tij të dielën vonë makina e tipit Golf 7.
Ai veturën e kishte parkuar në rrugën “Sali Çeku” dhe çelësin e pati me vete, por që dikush automjetin e hapi dhe ndezi me një tjetër çelës.
Pronari i mjetit është i habitur me këtë pasi kishte vetëm një çelës për Golfin e tij, që kur e bleu bartja në emrin e tij kaloi nëpër disa duar.
Për rastin e vjedhjes së veturës 13 mijë eurosh policia ka nisur hetimet për kapjen e hajdutit.
https://youtu.be/S2vhbpXL-Rg