Në fshatin Bibaj të Ferizajt një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur stoli ari.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari.
Ndërsa, rasti është nën hetime,transmeton Gazeta Papirus.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.05.2025, 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari. Rasti nën hetime”, njofton Policia.