Në Lipjan dhe në Fushë Kosovë, hajnat ndër të tjerash po vjedhin edhe kabllo elektrike.
Në Lipjan, një ankues ka raportuar se në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur kishin vjedhur gjatë natës kabllo elektrike në vlerë rreth 6 mijë euro.
Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.
Një javë më parë, një ankues kishte raportuar po në polici se përmes video incizimeve kishe vënë re se dy persona të panjohur kishin vjedhur kabllo elektrike në vlerë prej 22 mijë e 500 eurosh.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa akoma nuk ka të dyshuar lidhur me këto raste.