Ukraina ka hyrë në ditën e dytë të pushtimit rus. Trupat ushtarake të shtetit që drejtohet nga Vladimir Putini janë duke iu afruar kryeqytetit, derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nata e sotme do të jetë më e vështira.
Në ndërkohë është raportuar për disa shëprthime në Kiev, derisa në orët e vona është lëshuar edhe alarmi që paralajmëron sulm ajror.
00:14 – Presidenti ukrainas konfirmon se forcat ruse po hyjnë në Kiev nga veriu dhe lindja
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se forcat ruse po afrohen në Kiev, duke avancuar drejt kryeqytetit nga veriu dhe lindja.
“Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë masakër. Humbjet e armikut janë shumë të rënda – sot ka pasur qindra ushtarë të vrarë që kaluan kufirin tonë dhe erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të natës.
“Fatkeqësisht, ne gjithashtu po pësojmë humbje. Ukrainasit i rezistojnë agresionit rus heroikisht. Ky agresion nuk mund të justifikohet, kështu që pushtuesit duhet të dalin me akuza më absurde për të thënë të paktën diçka”, shtoi presidenti ukrainas.
Pasi morën një bazë ajrore në veri të qytetit, të enjten, forcat ruse janë tani afër kryeqytetit të Kievit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ata po përparojnë gjithashtu përgjatë dy rrugëve nga veriu dhe të paktën një nga lindja.
00:13 – Presidenti ukrainas konfirmon se forcat ruse po hyjnë në Kiev nga veriu dhe lindja
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse po afrohen në Kiev, duke avancuar drejt kryeqytetit nga veriu dhe lindja.
“Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë masakër. Humbjet e armikut janë shumë të rënda – sot ka pasur qindra ushtarë të vrarë që kaluan kufirin tonë dhe erdhën në tokën tonë”, tha Zelenskz në video-mesazhin e tij të natës.
“Fatkeqësisht, ne gjithashtu po pësojmë humbje. Ukrainasit i rezistojnë agresionit rus heroikisht. Ky agresion nuk mund të justifikohet, kështu që pushtuesit duhet të dalin me akuza më absurde për të thënë të paktën diçka”, shtoi presidenti ukrainas.
Pasi morën një bazë ajrore në veri të qytetit të enjten, forcat ruse janë tani afër kryeqytetit të Kievit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ata po përparojnë gjithashtu përgjatë dy rrugëve nga veriu dhe të paktën një nga lindja.
00:04 – Këshilli i Sigurimit nxjerr rezolutë ndaj pushtimit të Ukrainës, Rusia e bllokon me veto
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar për një rezolutë që e dënon pushtimin rus të Ukrainës.
Për rezolutën votuan 11 shtete anëtare, tre abstenuan (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe një votoi kundër (Rusia). Meqenëse Rusia ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.
Por SHBA-ja dhe aleatët e saj do ta shohin si një fitore që Rusia të votojë e vetme dhe Kina të abstenojë, shkruan theguardian, transmeton Klankosova.tv.
00:03 – Zelensky: Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë gjakderdhje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të vonë, përshëndeti bashkatdhetarët e tij për durimin e një dite të vështirë, por të guximshme.
Zelensky thotë se qëllimi kryesor i tyre është që të përfundojnë këtë gjakderdhje, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë gjakderdhje,” tha ai.
Ndërsa Zelensky pranoi se forcat ruse kishin shkaktuar viktima, teksa shtoi se “armiku ka pësuar edhe më shumë viktima”.
“Ukrainasit po i rezistojnë heroikisht këtij agresioni që nuk mund të justifikohet. Kjo është arsyeja pse pushtuesit janë të detyruar të dalin me akuza edhe më absurde”.
23:57 – Zelensky bisedon me liderë botërorë, kërkon më shumë ndihmë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka biseduar me një numër liderësh botërorë dhe ra dakord për “më shumë ndihmë” në mes të pushtimit të Rusisë.
Zelensky tha në mënyrë specifike se bisedoi me presidentin Biden, si dhe me liderët francezë, gjermanë dhe holandezë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Dhe unë kam rënë dakord për më shumë ndihmë, më shumë mbështetje, mbështetje të konsiderueshme. Falënderoj të gjithë liderët dhe veçanërisht presidentin Biden,” tha ai.
23:53 – Stafi ukrainas i ambasadës amerikane në Kiev kërkon ndihmë
Stafi ukrainas i punësuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit të ShBA-së, të enjten, duke kërkuar “përgjigje dhe veprim të menjëhershëm” për çështje të tilla si evakuimi dhe sigurimi i vizave për në Amerikë, pasi sipas tyre “nuk ka vend të sigurt në Ukrainë më”.
“Sot stafi u zgjua nga zhurma e bombave që shpërthyen në qytete të shumta rreth Ukrainës. Situata është kritike dhe pyetjet tona mbeten pa përgjigje,” shkruhet në letër, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi punuar krah për krah me ju për dy dekada dhe gjithmonë kemi pasur besim të fortë në punën që po bënte qeveria amerikane. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj tani. Kjo nuk është koha për të pritur dhe hulumtuar. Kjo është koha për të vepruar. Veprimet tuaja mund të na shpëtojnë jetën”, kanë shkruar ata.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të premten se departamenti kishte marrë mesazhin dhe po shqyrtonte opsionet për të mbështetur stafin dhe tha se ata “tashmë kishin ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm”.
Ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus po afrohej, Departamenti i Shtetit tërhoqi numrin e punonjësve të SHBA-së në ambasadën në kryeqytetin ukrainas vetëm në një ekip të vogël. Ai ekip më pas u zhvendos në Lviv, një qytet në perëndim të vendit, dhe tani është zhvendosur në Poloni, pas sulmit rus.
Por, stafi ukrainas nuk u përfshi në ato lëvizje dhe ndjenja e neglizhencës që sugjerohet në letër i ngjan asaj që ndjehet nga stafi i punësuar vendas i Ambasadës së SHBA-së në Afganistan.
Ndërsa Kabuli ra në duart e talibanëve, të gjithë diplomatët dhe forcat nga vendi, afganët që kishin punuar për ambasadën, u lanë të bënin udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt aeroportit për t’u evakuuar.
23:49 – Mediat ukrainase raportojnë të shtëna me armë zjarri në Kiev (VIDEO)
Mediat ukrainase janë duke raportuar për të shtëna me armë zjarri në Kiev, shkruan theguardian, transmeton Klankosova.tv.
Pak më parë u adresua, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke thënë se kjo natë do të jetë më e vështira.
❗️Shooting is heard in #Kyiv pic.twitter.com/dSChUwHfNE
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022