Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, janë përfshirë në një skandal mediatik, që lidhet me pushimin e tyre të vitit të kaluar në ishujt Maldive.
Agjencia turistike që i dërgoi në pushim, po i akuzon çiftin se nuk i kanë kryer pagesat e pushimit dhe kanë një detyrim prej më shumë se 20 mijë eurosh për borxhin në fjalë.Vet këngëtarja i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Fisnikut, duke u shprehur se nuk ka kontakte me të.
Vet agjencia në emisionin “Kiks”, ka publikuar mesazhet që kanë shkëmbyer me Fjollën në aplikacionin WhatsApp, pa arritur në ndonjë zgjidhje konkrete për shlyerjen e borxhit.
Po i njëjti emision, ka publikuar edhe reagimin e biznesmenit Fisnik Syla, i cili gjithashtu i ka mohuar me forcë akuzat.