Tre persona me kombësi ruse kanë goditur me shqelma dhe grushte për rreth një minutë e gjysmë, një kamerier në një lokal në Torrevieja të Spanjës.Unë jam ukrainas. Lavdi Ukrainës” – u tha kamerieri që nuk pranoi t’u shërbente kur ata po mbyllnin lokalin.
Menjëherë ka mbërritur Garda Civile që ka konfirmuar se po heton për këtë agresion brutal të 3 personave, por pa dhënë më shumë detaje për momentin.
Në pamjet video të kapura nga kamerat e sigurisë së lokalit, shihen 2 gra që tentojnë të ndajnë burrat.
https://www.youtube.com/watch?v=cRPJsvyEKmc&feature=emb_title