Një i moshuar në Prizren, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ATV, ka thënë se e kanë larguar nga spitali edhe pse nuk është shëruar.
“I smut jom, jom kon në spital, Agim Azolli m’ka qit prej spitalit, nuk m’pranoj”, ka thënë i moshuari.
Tutje ai tha se vuan nga sëmundja e bruhit (hernia).
“Unë nuk e di shka i thonë këtu me e qit njerin e smut prej spitalit”, u shpreh mes tjerash plaku.
Ai gjithashtu tha se pa u bërë operacion nuk mund të shërohet, ndërsa në spital i kanë thënë se duhet të shkojë në Prishtinë.
I moshuari mbante në duar disa batanije e mbulesa të shtratit, të cilat sipas moderatorit të emisionit mund të jenë të spitalit.
Video e plotë: