Një sulm ajror nga ana e rusëve është kryer në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Sulmi pretendohet të ketë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv.
Videoja nga vendi i ngjarjes kuptohet se tregon flakë të mëdha në qendër, ku u krijua edhe bomba bërthamore e BRSS.
Granatimet u kryen rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve. Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit.
Ndërtesa tashmë është goditur gjatë bombardimeve ruse të Kharkiv në fillim të kësaj jave. Pasi u shënjestrua për herë të parë, autoritetet thanë se instituti është shtëpia e një objekti kërkimor bërthamor me 37 qeliza të karburantit bërthamor.