Përveç kur kanë nevojë, qytetarët e Mitrovicës verore energjinë e elektrike e shfrytëzojnë edhe kur nuk ju duhet fare.
Ekipi i Albanian Post qëndroi në disa lagje të kësaj komune të enjten paradite. Kamera, filmoi poqët e ndezura para shtëpive në pikë të ditës.
Ndër të tjera, qytetarët serb, si shumicë në këtë komunë dhe tre komunat tjera në pjesën veriore të Kosovës, thonë se nuk e paguajnë energjinë elektrike që nga viti 1999.
Një ndër arsyet e mos pagesës së faturave të energjisë së konsumuar thonë se është edhe paqartësia se ndaj kujt kanë obligim.
Qytetarët serbë besojnë se me energji elektrike furnizohen edhe nga Kosova e edhe nga Serbia, rrjedhimisht nuk kanë një erë të caktuar se ndaj kujt kanë obligim.
Për këtë, ata kërkojnë nga politikanët që të merren vesh për të zgjidhur këtë problem.