Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, paraqet një grua, për të cilën raportohet se është Katarina Adjancic,nënkryetare e Erden Atiq në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Aty, ajo thuhet se flet se si shkoi vullnetare në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nisi luftë në Kroaci.
Intervista është dhënë për televizionin serb “RTS”.
Gazetari Shkodran Hoti e ka publikuar intervistën në fjalë, duke ia bashkëngjitur mbishkrimin:
“Kjo është Katarina Adjancic, sot nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, konkretisht e Erden Atiqit të VV’së.
Në këtë video është gjatë viteve të ’90-ta, si paramalitare vullnetare në luftën kundër Kroacisë. Në video po tregon se kush është dhe pse i është bashku luftës”.
Kjo video po qarkullon edhe në rrjetin social “Tik Tok”.
Ndërkohë, Katarina Adjancic ka lindur në fshatin Babimoc të Obiliqit, dhe kur VV fitoi komunën e Mitrovicës së Veriut, kryetari Atiq e emëroi si nënkryetare të tij.
Për një kohë, ajo ka punuar në Administratën Tatimore të Kosovës, deria jeton në Mitrovicën e Veriut.