Një qytetar është shprehur i mllefosur me kryeministrin Albin Kurti, derisa tha se do shtonte dozën e cigareve që pi për shkak të nervozës që po i shkakton ky i fundit, shkruan Gazeta Metro.
Të pyetur se a do ‘’rrezikonin’’ të pinin cigare nëse do iu binte të punonin një orë më shumë, sipas një ligji të ri zvicëran, qytetari tha se do pinte edhe më shumë.
’Kisha pi edhe tash që u ardh Albin Kurti ka 3 paçeta, se katastrofë. Prej nervoze, a pe sheh cka po na bën?’’, tha qytetari i mllefosur.
Ndërsa kur u pyet se a do e bënte të njëjtën gjë edhe po të jetonte në Zvicër, duke e pasur parasysh këtë ligj të ri, qytetari tha se atje s’do e pinte pasi s’do bëhej nervoz fare.
‘’S’e kisha pi hic me jetu në Zvicër. Ti a pe sheh këtu po dojnë me na i pru krejt hajnat prej Danimarke në Kosovë’’, shtoi qytetari.