Mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti Serbisë dhe anti nismës së Ballkanit të Hapur.
Pas thirrjes së ish kryeministrit Sali Berisha, qindra demokratë i janë përgjigjur duke u mbledhur sëbashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në orët në vijim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në nismën e Ballkanit të Hapur deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë kjo nismë është para me skepticizëm nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.