17 gusht 2016, datë që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Për herë të parë vendi Shqipëria do të përballej me një krim monsturuoz. Askush nuk mund të perceptonte atë që i ndodhi fëmijës 12 vjeç në atë kohë.
Ora 10:30, shërbimet e policisë gjyqësore njoftohen se në fshatin Palas është gjetur një trup njeriu pa kokë. Pas mbërritjes në vendngjarje policia ka identifikuar trupin e masakruar si dhe disa njolla gjaku që përfundonin para një porte hekuri të një shtëpie.
Nga brenda shtëpisë dëgjoheshin zhurma të çuditeshe. Dukej sikur goditej diçka me një send të fortë si dhe dëgjohej dhe një kollitje personi.
Policia, policia dilni jashtë…mos u afroni…
Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë hapur me forcë derën e banesës. Brenda saj është spikatur një person i cili mbante në dorë një hanxhar.
Në momentin e arrestimit ky person kishte të mbushur gojën me mbetje si të mishit dhe të trurit. Ndërsa në një cep të dhomës gjendej një tavë kuzhine, brenda së cilës ishte kafka e një koke njeriu, e copëtuar dhe e ndarë në dy pjesë.
Viktimë e këtij krimi makabër kishte mbetur i mituri Andrea Zariu. Ai kishte shkuar për pushimet verore pranë gjyshërve të vetë. Por data 12 gusht do të ishte fatale për të.
Ai ishte nisur për në plazh. Ndërkohë që agresori e kishte ndjekur nga pas me vrap dhe e kishte qëlluar me një thikë në barkë. Më pas ka kryer aktin makabër duke i prerë kokën, ndërkohë që fëmija ishte ende gjallë.