Video nga Karaçeva ,ku u rrënuan objektet e Kazinove Disa persona janë arrestuar në aksionin policor në Karaçevë.Nga aksioni për lojërat e fatit i cili është duke vazhduar ende, disa persona janë arrestuar.Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se janë rrënuar të gjitha objektet pa leje.Për aksionin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai e ka quajtur aksionin të suksesshëm.“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë. Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar ai.