Një nga materialet më interesante gjatë periudhës së luftës së Kosovës është shfaqur në televizionin Klan në emisionin e Blendi Fevziut nga Auron Tare. Gazetari e ka cilësuar fat të madh inqizimin e këtij rasti.
Në një fshat të Tropojës gjatë bombardimeve të NATO-s, forcat serbe kishin depërtuar në këtë pjesë të Tropojës, respektivisht kishin hyrë në territorin e Shqipërisë.
Reagimi i banorëve ishte shumë i shpejtë, dhe në video shihen edhe gratë e moshuara të cilat u armatosën dhe dolën për t’u ballafaquar me forcat serbe. Përpos grave poashtu edhe burrat u armatosën dhe dolën për t’i sulmuar trupat ushtarake serbe.
Shikojeni videon ekskluzive: