Forca të KFOR-it janë parë duke shkuar drejt Mitrovicës.
Kosovalive.net ka siguruar pamje ku shihen automjetet e KFOR-it duke shkuar në Mitrovicë.
Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.
Por, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë./kosovalive.net/