Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, është shpallur fituese e edicionit të 60-të në Festivalin e Këngës në RTSH.
Kënga e saj u shpall fituese nga juria pas tri netëve të festivalit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke i dhën biletën edhe për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision Song Contest”, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Torino të Italisë, transmeton Zeri.info.
Vendi i dytë i takojë Alban Ramosajt ndërsa i treti ju takoj këngëtares Rrezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.
https://www.youtube.com/watch?v=uWEg1OGDMj0