Gazetari Bled Marku i Syri Tv gjeti një mundësi për të parë se çfarë po ndodh brenda selisë së Partisë Demokratike duke qenë se deputetët mbështetës të Berishës nuk janë lejuar të futen brenda. Marku kërceu nga dritarja e banjos së PD dhe u fut brenda bashkë me kameramanin, ndërsa ishte në transmetim live. Kur hyri në korridor, Marku gjeti në korridore dyert e blinduara që po instalohen brenda korridorit të PD në katin e parë.
Pak minuta më parë, Basha e kishte mohuar se dyert e blinduara ishin për zyrën e tij.