GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Video e publikuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje

20/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Video e publikuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje
Share on FacebookShare on Twitter

Rënia në sondazhe dhe problemet e brendshme me qeverisje kishin bërë që Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti të hidhej në sulm kundër opozitës. Edhe përkundër faktit se kanë kaluar gati 2 vjet në pushtet, në videon e publikuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje janë sulmuar e gjithë partitë politike që kanë qenë në pushtet e pjesë e pushtetit përgjatë dy dekadave.

Një video e tillë kishte nxitur reagime të shumta të partive opozitare, meqë Lëvizja Vetëvendosje s’kishte kursyer në këtë sulm as ish-presidentin Hashim Thaçi e as ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët aktualisht po mbahen në burg.

Në këtë video propaganduese ku flitej për atë se “si është shkatërruar Kosova” për 20 vjet s’ishte përjashtuar as kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Por, pak ditë pas publikimit të asaj videoje dhe sulmit ndaj partive opozitare, si rezultat i zhvillimeve në procesin e dialogut dhe trysnisë së madhe ndërkombëtare, Kurtit i është dashur të përbihet dhe t’i thërras në një takim të përbashkët “shkatërruesit e shtetit”

Kurti, nëpërmjet kabinetit të tij  iu çoi çuar ftesë për takim liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së pa e përmendur fare arsyen për një takim të tillë të përbashkët në kryeministri.

Pasi u kuptua për ftesat, në rrjetet sociale shpërthyen reagimet. Shumëkush me ironi komentoi se ndoshta Kurti po I fton liderët  për t’ua lëshuar në projektor edhe një herë videon propaganduese për atë se si e kanë “shkatërruar shtetit” për 20 vjet të kaluara.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Albin Kurti fton në një takim liderët e partive opozitare, me gjasë I nxitur nga emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Herën e parë fakti që Gabriel Escobar kishte takuar liderët e partive opozite e kishte futur në paranoja Kurtin, derisa s’kishte ngurruar të fliste as publikisht që një takim i tillë i emisarit amerikan me opozitën s’i kishte pëlqyer. Madje ishte munduar ta kapërdinte përmes një shakaje, duke thënë se duket që edhe Escobarin e ka marrë malli për opozitën dhe se do ta pyes emisarin amerikan se “si janë ata”.

Për raportet e Kurtit me opozitën drejtoi kritika edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri. Ajo tha se Kryeministri nuk po angazhohet për unitet dhe bashkëpunim me opozitën, dhe se për këtë arsye po duhet që të vijnë emisarë nga SHBA dhe të takojnë opozitën në vend.

Sipas saj kjo qajse duhet të korrigjohet sa më shpejt.

“Kosova është pa delegacion uniteti ne prag te marrëveshjes finale. Ne vend se Kurti te angazhohet per unitet, u desht qe emisari amerikan Escobar te vie nga Amerika ta takoj opozitën. Ky është një dështim strategjik qe duhet te korrigjohet sa me pare!” shkroi Tahiri.

Ftesa e dytë e Kurtit për Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn vjen përsëri pasi këta të fundit i ka takuar emisari amerikan në Ambasadë, megjithatë rrethanat janë pak më ndryshe.

Tashmë Kurtit po i kërkohet që të shtyjë edhe për 10 muaj afatin për regjistrimin e makinave me targa ilegale dhe kur në tavolinë ka propozimin franko-gjerman të mbështetur edhe nga Amerika e për të cilin duhet të kthejë përgjigje brenda afateve kohore.

Gjithashtu SHBA-ja është duke kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë vetë Gabriel Escobar në një intervistë për Kanal 10. Diplomati amerikan ka thënë se në takimin që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani kanë diskutuar disa variacione të mundshme për themelimin e Asociacionit./GAZETAPAPIRUS/

Tags: Albin Kurtikurtiopozita
ShareTweetShare
Previous Post

E akuzoi rëndë, Vedat Bajrami i kundërpërgjigjet EmraCom: Njerëzit e qojnë kryt…

Next Post

Hoti thotë se tregtarët e vegjël dëmtohen më së shumti nga çmimet në tavan

Next Post
Hoti thotë se tregtarët e vegjël dëmtohen më së shumti nga çmimet në tavan

Hoti thotë se tregtarët e vegjël dëmtohen më së shumti nga çmimet në tavan

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.