Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës të fushatës së tij pozitive për kryeministër.
Më 8 shkurt, Hamza i ka ftuar qytetarët që të fillojnë të mblidhen nga ora16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Qytetarë të dashur,
Jemi në ditët e fundit të fushatës sonë pozitive. Kemi dëshmuar se Kosova mundet ma mirë dhe tani jemi vetëm një hap larg nga fitorja jonë e përbashkët! Këtë të shtunë, më 8 shkurt, ju ftoj të gjithëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ora 16:00 fillojmë të mblidhemi! Shihemi të shtunën! Le ta bëjmë këtë mbrëmje të paharrueshme! ✅ #MaMirë ✅ #PDK131”, ka shkruar Hamza.