23 vjet më parë në rrezet e fshatit Krushë e Madhe ranë dëshmor Dalip Behra dhe Bekim Gashi, me këtë rast janë bërë Homazhe dhe nderu dëshmorët.
Smajl Latifi 13 prill 2022
23 vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. Dy luftëtarët e dëshmuar në beteja të shumta të luftës sonë çlirimtare, u përjetësuan me sakrificën e tyre sublime për atdhe dhe liri.
Sot, me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore të 13 prillit 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës. Dalipi e Bekimi sot dukeshin më të gjallë se kurrë, më krenarë se kurrë.
Falë sakrificës së heronjve e dëshmorëve të kombit, sot ne gëzojmë lirinë, shtetin e pavarur dhe përparimin më të madh kombëtar i cili pashmangshëm po ec drejt bashkimit përfundimtar.
Lavdi dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi!
/Gazeta Papirus/
https://www.youtube.com/watch?v=gaKhpXcSPSg&t=66s
https://www.youtube.com/watch?v=O-qIb-PQvQ8&t=36s