Kuvendi i Republikës së Kosovës u funksionalizua në 2001-ën, atëherë kur nisi vetëqeverisjen demokratike.
Si institucioni më i lartë u përbë nga 120 deputetë, ku 10 vende rezervoheshin për komunitetin serb, katër për atë ashkali e egjiptian, tre për boshnjak, dy turk dhe një goran, e që vazhdon njësoj edhe sot.
Më 17 shkurt 2008 Kosova u bë shteti i pavarur dhe më 15 qershor të këtij vit hyri në fuqi edhe Kushtetuta e Kosovës.
Ky vendim i ligjvënësve, si jetik, u përmend edhe në urimin e kryetarit të tanishëm të Parlamentit, Glauk Konjufca, të shtunën.